Rama: Taksa e naftës nuk do të hiqet, por s’do preket çmimi i energjisë

Shqipëria

Rama: Taksa e naftës nuk do të hiqet, por s’do preket çmimi i energjisë

Më: 12 mars 2022 Në ora: 15:33
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, ashtu siç e kishte paralajmëruar, ka prezantuar pasditen e 12 marsit paketën e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare.

Por përpara se të niste prezantimin, Rama tha se, ndihej i turpëruar se, Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s dhe Evropës ku protestohet për pasojat e luftës në Ukrainë.

Ai solli sërish në vëmendje, së fatura e energjisë prej muaj nuk është prekur dhe se familjarët dhe biznesi i vogël nuk e paguan vetë, por e paguan së bashku me Qeverinë.

“Ne po paguajmë 80% të kësaj fature, këtë nuk e ka bërë asnjë shtet në botë”, tha Rama, i cili solli si shembull rritjen në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas kryeministrit kjo i kushton shtetit 650 milionë euro çdo vit.

Ai prerazi tha se taksat e naftës nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet.

“Qeveria do të paguajë vetëm 50% të shpenzimeve për naftë  për zyrtarët, pjesën tjetër” shpjegoi Rama, “le ta paguajnë nga xhepi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat