Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzim për 50 persona, si grup i strukturuar kriminal. Mes të paditurve është edhe kryeministri Edi Rama.
Siç edhe kishte premtuar më parë, pas përfundimit të dërgimit të raportit në Seancën Plenare, nënkryetarja e PD dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, deklaroi në një konferencë për shtyp sot se PD po çon në SPAK një kallëzim Penal për 50 persona në kuadrin e Grupit të Strukturuar Kriminal.
Sipas Tabakut, hetimi i përgjatë 3 muajve dhe të dhënat e marra më herët kanë prodhuar një kallëzim të tillë penal.
Tabaku i bëri thirrje SPAK që tre çështjet për inceneratorët, ai i Tiranës, Elbasanit dhe Fierit të hetohet si një dosje e vetme. “I kërkoj SPAK që të mos ketë dosje të veçanta për hetimin e këtyre çështjeve. SPAK duhet ti përmbledhë në një dosje këto tre çështje. Të treja duhen hetuar së bashku. Të 50 individët janë po të njëjtët”, tha ajo.