Florjan Binaj lë humorin për politikën, aktori nis punën për krijimin e një partie të re

Shqipëria

Florjan Binaj lë humorin për politikën, aktori nis punën për krijimin e një partie të re

Më: 22 mars 2022 Në ora: 16:39
Florjan Binaj

Florjan Binaj, aktori i njohur i humorit duket se po bën plane që nuk kanë lidhje më me humorin.

Ai ka munguar gjatë javëve të fundit në spektaklin e humorit “Portokalli” dhe vetë Binaj ka njoftuar se do të mungojë edhe për një kohë të pacaktuar për shkak se po përgatit diçka të madhe.

“Do të mungoj edhe këtë të diel dhe nuk e di se sa. E para nuk ka lidhje me protestën, ka lidhje me diçka më të madhe për të cilën do t’ju flas në ditët në vazhdim”, u shpreh aktori pak ditë më parë.

Sipas “Kryefjala”, Binaj ka planifikuar krijimin e një partie të re politike duke hequr dorë kështu nga aktrimi.

Florjan Binaj është parë mjaft i angazhuar në protestat kundër rritjes së çmimeve gjatë ditëve të fundit, duke u bërë nga personat më të zëshëm para pjesëmarrësve në tubim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat