Ndihmoi tre persona të kalonin në Greqi në mënyrë të paligjshme, arrestohet 52-vjeçari

Shqipëria

Ndihmoi tre persona të kalonin në Greqi në mënyrë të paligjshme, arrestohet 52-vjeçari

Më: 23 mars 2022 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Një 52-vjeçar nga Mallakastra është ndaluar nga policia, pasi akuzohet se ka ndihmuar persona të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Policia bën me dije se 52-vjeçari u arrestua pasi nga veprimet hetimore rezultoi se në datën 22.03.2022 ka ndihmuar tre shtetas të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme për në shtetin Grek, kundrejt fitimit, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat