Shtëpi bari në Fushë Milot/ Arrestohet një nga trafikantët dhe elektriçisti, në kërkim një tjetër

Shqipëria

Shtëpi bari në Fushë Milot/ Arrestohet një nga trafikantët dhe elektriçisti, në kërkim një tjetër

Më: 24 mars 2022 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Një banesë që ishte përshtatur në një laborator droge për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar këtë të enjte në Fushë Milot.

Në pranga ka rënë 28-vjeçari me iniciale D.G., ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, 24-vjeçari me iniciale Y.P. ndaj tyre rëndojnë veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Kati i parë i shtëpisë ishte pajisur me llamba për rritjen e bimëve narkotike, ndërkohë që të dyshuarit vidhnin energji elektrike. Po ashtu, ata kishin ndërtuar një dhomë shtesë, pa leje.

Në pranga ka rënë dhe faturisti i energjisë, 53-vjeçari me iniciale Xh.N.që  dyshohet se e ka lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike, duke mos e raportuar atë.

Policia ka sekuestruar 271 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo, 2 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, pajisje elektrike, llamba elektrike termale, lëndë ushqyese për kultivimin e bimëve narkotike etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat