Milo zbulon mesazhet e forta nga Samiti i NATO-s: Grumbullimi i rezervave flet për një luftë të gjatë

Shqipëria

Milo zbulon mesazhet e forta nga Samiti i NATO-s: Grumbullimi i rezervave flet për një luftë të gjatë

Më: 24 mars 2022 Në ora: 22:49
Paskal Milo

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo ka komentuar vendimet e marra në Samitin e NATO-s dhe atë të G7-s, por edhe mesazhet që dolën prej aty.

Milo tha se dy ishin mesazhet kryesore, e para që NATO do t’i përgjigjet Rusisë dhe Putinit me ashpërsi nëse përshkallëzon veprimet ushtarake apo nëse përdor armët kimike, si dhe mesazhi i dytë ishte ai i grumbullimit të rezervave.

Për Milon mesazhi i dytë ka një domethënie të madhe se në momentin që shtet flasin për rezerva ushqimore, kjo do të thotë se lufta do të vazhdojë për një kohë të gjatë.

“Ajo që u bë sot në Bruksel nuk pati ndonjë gjë të veçantë nga ajo që ishte parashikuar. Ishte thënë paraprakisht që do të kishte një deklaratë shumë të fortë e cila përsërit në disa paragrafë vullnetin e NATO-s për t’iu përgjigjur fort Rusisë nëse përshkallëzon angazhimin ushtarak, dhe nëse përdor armët kimike dhe bakteriologjike. E dyta ishte për parapërgatitjen dhe gatishmërinë e fronteve të prapavijës së luftës, rezervat ushqimore. Është një sinjal që tregon shumë kur shtet parapërgatiten për të mbushur depot me ushqime, sepse mendojnë një luftë të gjatë, ky ishte një mesazh tjetër që dha samiti i NATO-s por edhe i G7. Mendoj se do të kemi një përshkallëzim të veprimeve luftarake në terren nga ana e Rusisë, sepse kërkon të diktojë në tavolinë”, tha Milo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat