I vuri zjarrin pyllit në fshatin Koçanaj, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Shqipëria

I vuri zjarrin pyllit në fshatin Koçanaj, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Më: 25 mars 2022 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Një 62-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin pyllit në fshatin Koçanaj të Tropojës.

“Më datë 24.03.2022, në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur sipër  “Lagjes së Gelajve”, në fshatin Koçanaj, shtetasi S. M. dyshohet se ka ndezur një zjarr, i cili i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe pemë (gështenja). Vijon puna për kapjen e tij.  

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale ‘Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor’”, sipas policisë.

Kujtojmë se vendi ynë është përfshirë nga vatra të shumta zjarri, të cilat dyshohet të jenë të qëllimshme nga vetë banorët, të cilët duan të hapin sipërfaqe të reja toke.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat