Konfirmohet gripi i shpendëve në Divjakë

Shqipëria

Konfirmohet gripi i shpendëve në Divjakë

Më: 25 mars 2022 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Gripi i shpendëve është konfirmuar edhe në fshatrat e Divjakës.

Analizat e dërguara në Tiranë nga veterinerët e zonës dolën pozitive.

Në fshatin Gur të Divjakës, 60 pula të ngordhura rezultuan se ishin prekur nga gripi i shpendëve.

Teksa po vijon përhapje e gripit të shpendëve, qytetarët janë të shqetësuar për konsumin ose jo të vezëve dhe të mishit të pulës.

Ditën e djeshme, drejtorja e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit tha me siguri se mund të konsumohen pa asnjë risk.

Edhe pse nuk janë publikuar, dihen tanimë emrat e stabilimenteve të cilët u infektuan me gripin e shpendëve dhe në supermarket apo dyqane lagjesh gjen vezë me emrin e tyre, sikundër ka edhe stabilimente që nuk kanë më pula e sërish kanë hedhur në treg vezë, gjë e cila ka frikësuar edhe më shumë konsumatorin./tch/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat