Vdiq nga zjarri në komisariatin e Kamzës, flet babai i 26 vjeçarit: Sot do i çoja rrobat

Shqipëria

Vdiq nga zjarri në komisariatin e Kamzës, flet babai i 26 vjeçarit: Sot do i çoja rrobat

Më: 27 mars 2022 Në ora: 10:42
Babai dhe daja i viktimës

Arben Mici, 26 vjeç i arrestuar për dhunë ndaj nënës së tij, ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme për shkak të zjarrit të rënë në ambientet e paraburgimit në komisariatin numër 5 në Kamzë.

Babai dhe daja i viktimës shprehen të tronditur për ngjarjen e rëndë. 

“Sot do i çoja rrobat, vetëm kur erdhën policët dhe më dhanë lajmin”, tha babai i të riut.

Ata kanë deklaruar se e kanë çuar 26 vjeçarin në polici që ai të shtrohet në spital që të marrë ndihmë dhe jo për t’i marrë jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat