Zbardhen detaje të reja nga zjarri në Komisariatin e Kamzës që i mori jetën 26-vjeçari/ Dëshmia e të plagosurit

Shqipëria

Zbardhen detaje të reja nga zjarri në Komisariatin e Kamzës që i mori jetën 26-vjeçari/ Dëshmia e të plagosurit

Më: 27 mars 2022 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Media ka mësuar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi të shtunën pasdite në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kamzës, ku një i ndaluar humbi jetën dhe një tjetër u plagos sëbashku me një efektiv policie si pasojë e rënies së një zjarri.

Viktimë mbeti shtetasi Arben Mici, 26 vjeçari banues në Cerkezë. Ndërsa u plagos i ndaluari Dilaver Idrizi, 62 vjeçari që ishte arrestuar vetëm disa orë para se të ndodhte ngjarja, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe hedhur nga kati i tretë gruan.

Gjithashtu i lënduar nga zjarri mbeti dhe Hajredin Boja, punonjësi i policisë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gazetarja Nikoleta Kovaçi raporton se ndonëse nuk është mundur ende të zbardhen rrethanat e plota se si ka rënë zjarri, dëshmia e të plagosurit Dilaver Idrizi mbetet kyç për të hedhur dritë më shumë.

Ky i fundit dyshohet si bashkëautor i zjarrvënies në komisariat, së bashku me personin që humbi jetën nga flakët.

Mësohet se viktima, i cili ishte arrestuar për dhunë në familje, pasi kishte rrahur nënën e tij, rezultonte një person problematik!

Sipas të dhënave që ka siguruar gazetarja e Panorama, ka dyshime që Dilaver Idrizi dhe Arben Mici, kane bashkëpunuar në vënien e zjarrit.

Policia bën me dije se viktima ishte shfaqur i dhunshëm edhe në ambientet e komisariatit në momentin që është ndaluar.

Mendohet se për të ndezur zjarrin pasditen e 26 marsit, dy të ndaluarit kanë përdorur dy çakmakë, pasi policia mohon të ketë ndonjë tubacion që ka provokuar gazin!

Efektivët e ndaluar nuk janë në gjendje të shpjegojnë çfarë ka ndodhur, pasi kontrolli i dy të ndaluarve që janë futur në qeli është bërë nga një grup tjetër policësh!

Mësohet se për të zbardhur ngjarjen po merren në pyetje të gjitha grupet që kanë rezultuar ditën e shtunë në shërbim të caktuar.

Gjithashtu është sekuestruar dokumentacioni shoqerues i te ndaluarve per te verifikuar sendet personale që kanë patur me vete të ndaluarit.

Duhet theksuar se policia edhe pse ka bërë ndalimin e dy efektivëve dhe ka mbajtur tre nën hetim, janë hermetikë për sa iu përket shkaqeve te zjarrvënies në komisariat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat