Ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave, arrestohet 57-vjeçari

Shqipëria

Ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave, arrestohet 57-vjeçari

Më: 28 mars 2022 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Një 57-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorë pasi ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– L. H., 57 vjeç, banues në Orikum, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ky shtetas ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Ish-grumbullimi”, në Orikum, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimë të egra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat