Alibeaj dhe Bardhi nuk duken në PD/ Komisioni i Rithemelimit merr në “dorë” selinë blu

Shqipëria

Alibeaj dhe Bardhi nuk duken në PD/ Komisioni i Rithemelimit merr në “dorë” selinë blu

Më: 28 mars 2022 Në ora: 15:35
Basha dhe Bardhi

Prej dites se premte, selia e partise demokratike i perket Komisionit te Rithemelimit i cili ka nisur punen per rikonstruksionin e godines.

Deri me tani ka perfunduar heqja e dyerve te blinduara dhe perforcimeve prej hekuri te vendosura ne prag te protestes se 8 janarit.

Nderkohe qe po punohet per rregullimin e zyrave dhe sallave ku zhvillohen mbledhjet.  Anetaret e komisionit te rithemelimit jane te vetmit qe kane qene ne seli gjate dites se sotme.

Bie ne sy se,  prej se premtes ne partine demokratike nuk ka ardhur më, kryetari ne detyre Enkelejd Alibeaj  dhe sekretari i pergjithshem Gazment Bardhi. Nderkohe qe Basha pas doreheqjes e ka zhvendosur zyren e tij ne nje ndertese pak metra larg selise se PD, por ende eshte i paqarte aksioni i tij politik.

Ne kete situate lideri historik Berisha ka propozuar mbledhjen e grupit parlamentar si forumi ku mund te diskutohet per bashkimin e partise demokratike, por akoma nuk ka nje dakortesi per kete, mes te gjitha rrymave qe ekzistojne sot ne PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat