Rama: Lojë e tmerrshme nervash! S’më ka bërë vaki të shoh grafikun e naftës 4-5 herë në ditë

Shqipëria

Rama: Lojë e tmerrshme nervash! S’më ka bërë vaki të shoh grafikun e naftës 4-5 herë në ditë

Më: 30 mars 2022 Në ora: 11:54
Edi Rama

Teksa ndodhet në një takim me importuesit, eksportuesit dhe përfaqësuesit e zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, Rama tha se nuk i ka ndodhur ndonjëherë të fillojë dhe mbarojë ditën duke parë çmimin e naftës.

Rama theksoi edhe njëherë se nuk ka patentë, por e sheh 4-5 herë në ditë si lëviz çmimi i naftës në këtë kohë krize.

“Është një lojë e tmerrshme nervash, s’më ka bërë vaki por e filloj ditën dhe e mbaroj me grafikët e çmimeve. Edhe 4-5 herë në ditë shoh grafikun e naftës duke mos pasur as patentë.

Sa herë hipi në makinë shoh se nuk ka distancë për të mbajtur marshet e këto”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat