Autobusët pa naftë e pasagjerë, në Korçë shoferët ulin çmimin e biletës: Po marrim kredi të mbajmë punën

Shqipëria

Autobusët pa naftë e pasagjerë, në Korçë shoferët ulin çmimin e biletës: Po marrim kredi të mbajmë punën

Më: 30 mars 2022 Në ora: 15:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Korçë shoferët e zonave rurale kanë ulur çmimin e biletës. Shkak u bë ulja e numrit të udhëtarëve, por me çmimin e naftës së lartë ata thonë se ndodhen në prag falimenti.

Rritja e çmimit të karburanteve detyroi drejtuesit e transportit publik në fshatrat e juglindjes që të shtrenjtonin biletën me gati 50 lekë të reja.

Por ditët e fundit ata i janë rikthyer çmimit të vjetër. Thonë se shkak u bë ulja e numrit të udhëtarëve.

"Kemi hall se shkatërrojmë punën, na ikin me të tjerët pastaj."

"E rritëm një herë e bëmë 150 lekë, pastaj asnjë s'na vinte. E ulëm sërish."

Me biletën afro 100 lekë dhe naftën 240 lekë për litër, ata thonë se janë në prag falimenti.

Me punën që bëjnë nuk munden të mbulojnë shpenzimet.

"Të shkojmë Podgorie, të kthehemi nëse nxjerr lekët e naftës, lëri defektet, gomat, amortizimi, nuk ka shans në botë."

"Nuk e përballojmë dot, biletën siç e kishim 100 lekë."

Pavarësisht vështirësive, ata shprehen se deri më tani nuk kanë përfituar asnjë ndihmë nga shteti.

"Kredi po marrim që të mbajmë punën."

Qeveria ka vendosur të kompensojë me 500 milionë lekë transportin publik për të përballuar efektet e rritjes së çmimit të karburanteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat