Veliaj pret përfaqësuesin për tregtinë nga Britania e Madhe!

Shqipëria

Veliaj pret përfaqësuesin për tregtinë nga Britania e Madhe!

Më: 31 mars 2022 Në ora: 15:50
Martin Vickers, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim përfaqësuesin për tregtinë nga Britania e Madhe, Martin Vickers, bashkë me delegacionin e tij, i shoqëruar nga ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith. Veliaj shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Shqipërisë.

“Marrëdhënia e veçante mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë është përtej dy krahëve të politikës. I dërguari special i Kryeministrit Boris Xhonson për Ballkanin është këtu për të fuqizuar marrëdhëniet tregtare, qofte ne industritë kreative, qofte mes të rinjve”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi faktin se këtë vit është 100-vjetori i marrëdhënieve speciale mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, që do të vijojnë edhe 100 vitet e ardhshme.  

“Po planifikojmë një kalendar fantastik, jo vetëm se Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, por sepse kemi 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë. Biseduam për mundësi si të lidhemi me kryetarë të bashkive që, ndoshta po pilotojnë dhe po eksperimentojnë me të njëjtat koncepte që po punojmë ne sot, siç janë industritë kreative, kodimi, puna me të rinjtë. Mezi pres që në këtë 100-vjetor special të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, Tirana të jetë epiqendra e festimeve, por edhe e planifikimit për 100 vitet e ardhshme”, u shpreh Veliaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat