Mjekuan Nuredin Dumanin, nxirret nga qelia mjeku, infermieri dhe laboranti

Shqipëria

Mjekuan Nuredin Dumanin, nxirret nga qelia mjeku, infermieri dhe laboranti

Më: 3 prill 2022 Në ora: 13:00
Nuredin Dumani

Gjykata e Elbasanit ka nxjerrë nga qelia dy mjekët dhe laborantin nga Fieri, të cilët mjekuan në banesë, Nuredin Dumanin, që kishte mbetur i plagosur në përplasjen me armë në Elbasan.

Të tre të akuzuarit ishin shprehur gjatë marrjes në pyetje se nuk e njihnin personin e plagosur dhe nuk mund të mos i jepnin ndihmën e parë.

Ditën e sotme gjykata e Elbasanit, vendosi ti lirojë dhe ti lejë në ‘arrest shtëpie’ dhe detyrim paraqitje.

Kirurgu Juljan Gjeco është lënë në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Juljan Malaj, ndihmës mjek është lënë në ‘arrest shtëpie’.

Bledi Bërdalla, laborant është lënë në ‘arrest shtëpie’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat