Arrestimi i Bllakos për inceneratorin e Fierit, Tabaku: Në korrupsion të përfshirë shumë zyrtarë të lartë

Shqipëria

Arrestimi i Bllakos për inceneratorin e Fierit, Tabaku: Në korrupsion të përfshirë shumë zyrtarë të lartë

Më: 3 prill 2022 Në ora: 13:11
Jorida Tabaku

Ish-kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit. 

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Tabaku thekson se e gjithë kjo lojë që u vazhdua nga Lefter Koka dhe Alqi Bllako kishte dhe “ortak” në këtë skemë edhe kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi, që sipas saj sot çuditërisht qëndron jashtë. 

Mes të tjerash deputetja e PD-së, tha se; “Arrestimi i Bllakos për çështjen e tokës në Fier dhe padyshim edhe për procedurat korruptive të tenderit të Inceneratorit të Fierit nuk mund të jetë e vetme sepse të gjithë e kanë të qartë që në këtë koncesion janë përfshirë shumë zyrtarë të lartë.”.

REAGIMI I TABAKUT

‼️ Cilët janë përgjegjësit për aferën korruptive të Inceneratorit të Fierit?
Fillimisht vendndodhja për mbetjet ishte përcaktuar fshati Plyk në Bashkinë Fier. Pas shpalljes së garës ku oferta e pakërkuar ishte paraqitur nga një kompani ngritur fiktivisht dhe në pronësi të Sevi Zanit, punonjëse e Klodian Zotos, u ndryshua dhe vendi i mbetjeve në Portëz të bashkisë Fier.
Megjithëse kompania në pronësi të Klodian Zotos fitoi koncesionin e 28 mln eurove ai kërkoi ndryshimin e vendndodhjes ndonëse ishte përcaktuar fitues në një tokë shtetërore dhe pa kosto shpronësimi.
E gjithë kjo lojë që u vazhdua nga Lefter Koka dhe Alqi Bllako kishte dhe “ortak” në këtë skemë edhe kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi që sot çuditërisht qëndron jashtë. Letërkëmbimi mes Bllakos-Kokës dhe Subashit është një provë e qartë e përgjegjësisë penale të këtij të fundit që sot nuk po ndëshkohet siç edhe ligji kërkon.

Shndërrimi i tokës “Arrë” në një tokë “truall” është një përgjegjësi sa e Bllakos aq edhe Subashit. Madje ky i fundit ka një përgjegjësi më të lartë si pasojë e pagesave që ka kryer nga buxheti i bashkisë Fier.
Arrestimi i Bllakos për çështjen e tokës në Fier dhe padyshim edhe për procedurat korruptive të tenderit të Inceneratorit të Fierit nuk mund të jetë e vetme sepse të gjithë e kanë të qartë që në këtë koncesion janë përfshirë shumë zyrtarë të lartë.
VKM për shpronësimin është kaluar në Këshillin e Ministrave falë një procedure të parregullt po nga Ëngjëll Agaçi dhe firmosur nga Edi Rama.
Drejtësia selektive nuk është drejtësi dhe aq më pak barazi përpara ligjit! Ndaj detyra e SPAK është që t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.
Ripërsëris; janë 3 inceneratorë, 1 çështje e vetme dhe 430 mln euro që qartazi i janë vjedhur shqiptarëve. Koha që drejtësia të veprojë!
Video nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët dëgjesa me Armando Subashin!
#joridatabaku #pastrimi #grupstrukturuarkriminal #opozita #taksat #komisionhetimor #inceneratoritirane #korrupsioni #pd #mjedisi #albania #inceneratoret #inceneratorifier #hetim #denoncim #abuzimi #korrupsion #zgjedhimteardhmen #spak #vjedhinshqiptaret #incenerimi #be #socialistekorruptuar #deputet #buxheti #inceneratorielbasan #shqiperia #parlament #partiademokratike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat