Kambist pa licencë, procedohet penalisht 65-vjeçari në Korçë, i sekuestrohen paratë

Shqipëria

Kambist pa licencë, procedohet penalisht 65-vjeçari në Korçë, i sekuestrohen paratë

Më: 6 prill 2022 Në ora: 20:11
Kambist pa licencë, procedohet penalisht 65-vjeçari në Korçë, i sekuestrohen paratë

Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”, për goditjen e ushtrimit të veprimtarive financiare pa licencë. 

Një 65-vjeçar në Korçë, i cili ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse, është proceduar penalisht nga policia.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Informaliteti”, për goditjen e ushtrimit të aktiviteteve financiare informale, proceduan penalisht në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 65 vjeç, banues në Korçë" njoftoi policia.   

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 7 të Korçës duke ushtruar veprimtarinë e këmbimit valutor, pa licencë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. M. iu gjetën shuma të konsiderueshme parash, të prerjeve të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat