Atleti ukrainas në Tiranë: Familjen e kam në Donetsk, jam shumë i shqetësuar

Shqipëria

Atleti ukrainas në Tiranë: Familjen e kam në Donetsk, jam shumë i shqetësuar

Më: 8 prill 2022 Në ora: 12:48
Protestuesit

Qytetarë shqiptarë së bashku me komunitetin ukrainas janë mbledhur sot në një manifestim për t’u solidarizuar me Ukrainën, e cila është nën agresionin ushtarak të Rusisë.

Pjesë e këtij manifestimi ishin edhe disa atletë ukrainas, të cilët ndodhen  në vendin tonë për aktivitete sportive. Një prej tyre shprehu shqetësimin për familjen e tij, e cila ndodhet në Donetsk, në lindje të Ukrainës.

Ky rajon është edhe më i goditur nga luftimet, pasi rusët po përpiqen të marrin kontrollin e plotë të lindjes.

“Familja ime ndodhe në Donetsk në një vend shumë të rrezikshëm dhe është e pamundur të evakuohen. Janë të shkatërruara edhe rrugët dhe jam në shumë merak”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat