Ministrat vendosen në 5 skena të ndryshme në Tiranë/ Zbardhet axhenda e punimeve të kongresit të PS!

Shqipëria

Ministrat vendosen në 5 skena të ndryshme në Tiranë/ Zbardhet axhenda e punimeve të kongresit të PS!

Më: 8 prill 2022 Në ora: 16:13
Edi Rama

Kongresi i Partisë Socialiste i parashikuar të mbahet ditën e nesërme do të vijë me një risi sa i takon fjalimeve hapëse të tij.

Sipas axhendës së kongresit, ministrat do të flasin para nisjes së punimeve të tij, për prioritetet e dikastereve që ata drejtojnë duke u vendosur në pjesë të ndryshme të Tiranës. Fjalimet pritet të nisin pothuajse në të njëjtën kohë.

Kështu kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi do të vendosen pranë Sheshit Nënë Tereza.

Ministrat Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi do të kenë në fokus Integrimin dhe Politikën e Jashtme në fjalimet e tyre në një sallë në Pallatin e Kongreseve.

Çelja e punimeve të kongresit do të bëhet me fjalën e sekretarit të Përgjithshëm të PS Damian Gjiknuri në mesditë, për t’u pasuar nga Elisa Spiropali, Ditmir Bushati dhe Taulant Balla.

Kryeministri Edi Rama do të flasë në orën 12:35.

AXHENDA E PLOTË

Rinia dhe Inovacioni

Vendi: Ish-Kolonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza

Folës: Erion Veliaj, Bora Muzhaqi

Integrimi dhe Politika e Jashtme.

Vendi: Sallë e Pallatit të Kongreseve

Folës: Olta Xhaçka, Niko Peleshi

Bujqësia dhe Siguria Ushqimore

Vendi: Sheshi Nënë Tereza

Folës: Frida Krifca, Arben Pëllumbi

Energjia, Mobiliteti, Mjedisi

Vendi: Sheshi Italia

Folës: Belinda Balluku, Mirela Kumbaro

Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale

Vendi: Bulevard

Folës: Ogerta Manastirliu, Delina Ibrahimaj

A)Çelja e punimeve të Kongresit (12:00-13:00)

12:00 – HAPJA E PUNIMEVE – Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PSSH – Damian Gjiknuri.

12:05 -KËSHILLIMI KOMBËTAR – Elisa Spiropali-Paraqitje e rezultateve të procesit.

12:20 – HAPJA DHE FUQIZIMI I PS – Ditmir Bushati – Akademia, vizioni dhe roli i saj në përthithjen dhe zhvillimin e kapaciteteve në radhët e PS.

12:30 – PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës – Taulant Balla.

12:35 – Fjala e Kryetarit të PSSH-së Edi RAMA.

B) Sesioni i punimeve formale

13:30 – Çelja e pjesës organizative.

13:35 – STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së.

13:45-PROPOZIME për shtesa dhe përmirësime në draft statutin e PSSH-së. VOTIM i ndryshimeve në statut.

Ora 14:00- DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale për komunikimin me strukturat e partisë dhe publikun.

14:15 – DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.

15:00- MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT

SHËNIM: Paralelisht me diskutimet e lira, anëtarët e Asamblesë Kombëtare do të kryejnë në hollin e Pallatit të Kongreseve votëbesimin e Sekretariatit Ekzekutiv të PSSH-së.

III. Sekretariati Ekzekutiv i Partisë të marrë masat organizative për zhvillimin e Kongresit të Partisë në përputhje më kërkesat e Statutit dhe Librit të Rregullave të Partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat