A do ketë ndryshime në kabinetin qeveritar? Ja çfarë thotë deputeti socialist

Shqipëria

A do ketë ndryshime në kabinetin qeveritar? Ja çfarë thotë deputeti socialist

Më: 8 prill 2022 Në ora: 20:05
Ilustrim

I pyetur lidhur me ndryshimet e mundshme në kabinetin qeveritar, deputeti Laert Duraj tha se diçka e tillë nuk pritej të ndodhë pasi kishte një vlerësim të mirë për punët e qeverisë.

Në një intervistë televizive ai mohoi gjithashtu se kryeministri Edi Rama mund t’i besonte një post ministror.

Do ketë ndryshime në kabinetin qeveritar?
Duraj:
Në gjykimin e kryeministrit, por edhe në gjykimin tonë si grup parlamentar, puna e qeverisë është e mirë, kështu që nuk besoj të kemi surpriza për ndryshime në lidhje me kabinetin qeveritar.

Jeni përfolur si një prej emrave kandidatë për post ministror?
Duraj:
Nuk e kam dëgjuar me thënë të drejtën, ndoshta profili nga një kompani siç është Posta Shqiptare mund të krijojë aludime të tilla, por deri tani nuk ka diçka të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat