Detaji në kravatën e Ramës, çfarë kishte zgjedhur sot kryeministri

Shqipëria

Detaji në kravatën e Ramës, çfarë kishte zgjedhur sot kryeministri

Më: 9 prill 2022 Në ora: 13:46
Edi Rama

Kryeministri Rama është duke mbajtur fjalën e tij në Kongresin e PS-së duke radhitur ato që ai i quan suksese të qeverisjes socialiste gjatë këtyre viteve. Rama përmendi përballjen me tërmetin dhe pandeminë e koronavirusit duke theksuar se nuk do të kishte ndodhur kjo nëse në qeveri nuk do të ishin socialistët.

Kryeministri tha se i ofruan shtëpi falas për familjet që i humbën ato nga tërmeti, ndërsa theksoi se ishin dhënë shumë subvencione për përballimin e pandemisë.

Ndër të tjera, Rama paralajmëroi edhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike për një shtresë të popullsisë, e cila sipas tij harxhon 25% të energjisë elektrike që hidhet në rrjet për abonentët familjarë.

Krahas këtij lajmi, ajo që ra në sy gjatë fjalimit të Ramës ishte detaji në kravatën e tij. Rama ka zgjedhur një kravatë me lulekuqe në sfond të bardhë e zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat