Mbyllet procesi zgjedhor për kreun e degës së PD-së në Mallakastër, shpallet fituesi

Shqipëria

Mbyllet procesi zgjedhor për kreun e degës së PD-së në Mallakastër, shpallet fituesi

Më: 9 prill 2022 Në ora: 20:04
foto ilustrim

Procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike të degës Mallakastër është mbyllur.

Procesi filloi në orën 09:00 dhe u mbyll ne orën 18:00 në ambientet e kinemasë së qytetit. Fitues i zgjedhjeve është shpallur Resmi Bilbil Shanaj  me 277 vota pro, 80 vota kundër dhe 12 vota te pavlefshme.

Fituesi Shanaj u shpreh se dera është e hapur për të gjithë demokratët.

Deputeti Luan Baçi si i  deleguar i Partisë Demokratike për qarkun Fier ka qenë prezent në këto votime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat