Qëlloi me armë drejt makinës së administratorit të shkollës private, arrestohet autori i dyshuar

Shqipëria

Qëlloi me armë drejt makinës së administratorit të shkollës private, arrestohet autori i dyshuar

Më: 10 prill 2022 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Afro tre muaj pas atentatit me armë ndaj administratorit të një shkolle private në Tiranë, Lulzim Mashës, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.

Burime për Panorama.al bëjnë me dije se në pranga është vendosur 31-vjeçari Skerdi Tasi. Në 18 janar të këtij viti, ai ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës ku udhëtonte administratori i shkollës private “Wilson”, Lulzim Masha.

Ngjarja ka ndodhur në nënkalimin e Liqenit të Thatë në Tiranë. Si pasojë e të shtënave, nuk u lëndua asnjë person.

Njoftimi i policisë:

– S. T., 31 vjeç, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas me datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat