A duhet të jap dorëheqjen deputeti i PS-së pas shpalljes ‘non grata’ të babait të tij? Duka jep përgjigjen e prerë

Shqipëria

A duhet të jap dorëheqjen deputeti i PS-së pas shpalljes ‘non grata’ të babait të tij? Duka jep përgjigjen e prerë

Më: 12 prill 2022 Në ora: 13:10
Agron Duka

Kryetari i PAA, Agron Duka komentoi sot shpalljen non grata të Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit për të cilët u shpreh se goditja e elementëve që kanë qenë ose janë aktivë në politikë është pozitive.

Teksa u ndal tek vendimi ai tha se nuk mund ta gjykoj nëse është i drejtë ap jo, por theksoi se nëse ata kanë arghumente mbrojtëse duhet ti bëjnë ato publike.

“Shpallja non grata herë pas here nga SHBA natyrisht është pozitive që goditen elementë që kanë qenë ose janë aktiv në politikë. Por këta dy të fundit janë periferik përsa i përket politikës sepse Ndroqi është pronar i një media, ndërsa Rakipi një ish- deputet. Sa i përket vendimit nuk mund të vlerësoj nëse është drejtë apo e padrejtë ajo që ka ndodhur, por secili prej tyre në se ka argumente për të mbrojtur veten duhet ti publikojë ato.”

Ndërsa lidhur me djalin e tij Orlando Rakipi, Duka deklaroi se ai është një djalë i ri i cili ka karrierën e tij politike dhe nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e të atit.

“Një djalë i ri i cili merr pjesë për herë të parë në politikën shqiptare duke mos u lakuar asnjëherë për asgjë nuk ka pse të tërhiqet nga politika sepse në fund të fundit ai ka karrierën e  tij sepse në të kundërt kthehemi në kohën e komunizmit kur për një anëtar të familjes dënohej dhe fisi. Pash një prononcim të deputetit Rakipi, të djalit por mu duk pak i nxituar s’ka ai pse të mbajë përgjegjësi për të atin.”, tha Duka.

I pyetur se çfarë kosto kanë këto shpallje non grata për qeverinë e Ramës, Duka tha se ka shumë pasoja morale, por që siç ai shprehet nëse përballë tij nuk do të vijë një opozitë e fortë, Rama do vijojë të ketë fitore edhe nëse 80% e maxhorancës shpallen non grata.

“Ka shumë pasoja morale, por çudia në politikën shqiptare vazhdon. Kjo mund të ndodhë përsëri dhe sipas llogaritjeve dhe dëmit moral që ka pësuar vetë Rama vazhdon të fitojë dhe nëse nuk do të ketë një opozitë të fortë nga zgjedhjet e ardhshme kjo do kalojë në diçka të qenësishme. Këto duhet të kenë efekt, por nëse nuk ka një opozitë të fortë ata do vazhdojnë me fitore edhe nëse dalin 80 % e tyre dalin non grata. Dëmi moral politik mesa duket nuk është shumë i rëndësishëm, duhet patjetër një mobilizim i opozitës sepse nëse presim që pushteti të na vijë vetë nga trashja e zullumit të kësaj qeverie kjo s’ka për të ndodhur.”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat