Bilanci i Covid-19 në Shqipëri, 36 të infektuar dhe asnjë humbje jete

Shqipëria

Bilanci i Covid-19 në Shqipëri, 36 të infektuar dhe asnjë humbje jete

Më: 12 prill 2022 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 877 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto bashki:
6 në Sarandë, 4 në Fier, 3 në Tiranë, Berat, 2 në Shkodër, Vlorë, Konispol, Gjirokastër, Gramsh, 1 në Kukës, Durrës, Lushnje, Divjakë, Himarë, Tepelenë, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Elbasan. Janë 337 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 63 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,441 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Prill 2022)

Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 63
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 877

Testime totale 1,788,253
Raste pozitive 274,272
Raste të shëruara 270,441
Raste Aktive 337
Humbje jete 3,494

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 203
Vlorë 33
Fier 30
Elbasan 16
Korçë 16
Berat 14
Gjirokastër 12
Shkodër 7
Durrës 3
Kukës 2
Lezhë 1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat