Lirohet nga detyra si prefekt i Qarkut të Korçës Dhori Spirollari, në vend të tij emërohet Nertil Jole

Shqipëria

Lirohet nga detyra si prefekt i Qarkut të Korçës Dhori Spirollari, në vend të tij emërohet Nertil Jole

Më: 13 prill 2022 Në ora: 17:38
Dhori Spirollari

Kryeministri Edi Rama ka liruar nga detyra ditën e sotme prefektin e të qarkut të Korçës, Dhori Spirollari.

Ndërkohë në vendin e tij është emëruar Nertil Jole si  prefekti i ri i Qarkut të Korçës.

Vendimi:

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Z. Dhori Spirollari, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Nertil Jole emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat