Kë preferon Ilir Meta për President?

Shqipëria

Kë preferon Ilir Meta për President?

Më: 15 prill 2022 Në ora: 15:34
Ilir Meta

Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më datë 24 Korrik 2022. Ndërkohë që pas disa javësh pritet zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës që do ta marrë mandatin në muajin Korrik, po përflitet që në krye të shtetit të zgjidhet një grua.

Presidenti Ilir Meta, i pyetur nga gazetarët nëse ka ndonjë emër preferencial për pasardhësin/en e tij, thotë se e rëndësishme është kreu i shtetit të mbrojë interesin kombëtar.Pyetje: Kë do donit të shikonit në krye të shtetit pas ikjes tuaj? Keni një emër?

Presidenti Ilir Meta: Nuk kam asnjë emër. Për mua është e rëndësishme që Presidenti apo Presidentja e ardhshme e vendit tonë të respektojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e Republikës dhe të popullit shqiptar, të udhëhiqet nga interesi kombëtar dhe nga interesi publik. Kjo është për mua e rëndësishme.

Natyrisht që kjo nuk është e lehtë. Ju e dini që gjithmonë ka patur probleme midis institucionit të Presidentit dhe mazhorancave apo Kryeministrave për arsye sepse gjithmonë pushteti tenton drejt kapjes së shtetit edhe po t’i bëni analizat e kohëve në të kaluarën do të zbuloni që çuditërisht koha më e paqtë dhe më bashkëpunuese midis institucionit të Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës ka qenë kur Ilir Meta ka qenë Kryeministër i Republikës dhe Profesori Rexhep Mejdani President i Republikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat