Nuk ka të ndalur çmimi i naftës në Shqipëri, arrin nivelin 235 lekë [1.92 euro] për litër

Shqipëria

Nuk ka të ndalur çmimi i naftës në Shqipëri, arrin nivelin 235 lekë [1.92 euro] për litër

Më: 15 prill 2022 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve në Shqipëri ka vendosur në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme të rrisë përsëri çmimet e naftës dhe benzinës në vend pas rritjes së ditës së mërkurë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë, një litër naftë me pakicë do të tregtohet me 235 lekë [1.92 euro] për litër, nga 226 lekë [1.85 euro] për litër që ishte deri tani.

Ndërkohë, benzina do të tregtohet me 211 lekë [1.73 euro] për litër, në krahasim me 209 lekë [1.71 euro] për litër që ishte më parë, ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar në 115 lekë [0.94 euro] për litër.

Vendimi hyn në fuqi nga sot dhe sipas bordit vjen nga reflektimi në ndryshimin e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat