SPAK dhe policia operacion në doganën e Vlorës, shoqërohen disa persona për kontrabandë

Shqipëria

SPAK dhe policia operacion në doganën e Vlorës, shoqërohen disa persona për kontrabandë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Një operacion është zhvilluar në Doganën e Vlorës nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, drejtoria Vendore, si dhe nga SPAK, ndërsa në aksion kanë marrë pjesë 15 efektivë të cilët kanë zhvilluar kontrolle në kamionë.

Mësohet se operacioni i policisë ka zgjatur rreth 60 minuta, ndërsa janë kryer kontrolle edhe brenda doganës.

Policia ka ndaluar kamionë në doganë, që nga pesha ka rezultuar mbi kapacitetet e përcaktuara.

Deri më tani raportohen disa të shoqëruar në policinë e Vlorës të cilët kishin detyra të ndryshme.

Shoqërimet janë bërë për shkak se ka kaluar një kamion me mallra kontrabandë pa u raportuar.

Kamioni ka pasur mallra me shumë në ngarkesë seç është raportuar. Po hetohet kush nga punonjësit qe kane pasur turnin ka neglizhuar detyrën dhe ka lejuar kamionin të kalojë.

Policia po merr të shoqëruarit në pyetje teksa po mbledh të gjitha provat në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat