Atentati ndaj djalit të policit në Shijak, Policia e Shtetit zbardh detaje për ngjarjen

Shqipëria

Atentati ndaj djalit të policit në Shijak, Policia e Shtetit zbardh detaje për ngjarjen

Më: 16 prill 2022 Në ora: 13:26
foto ilustrim

Pas lajmit të publikuar në media se është qëlluar me armë zjarri ndaj djalit të një polici në Shijak Orlando Petkola​, ka reaguar edhe Policia e Shtetit.

Në njoftimin e policisë theksohet se ‘në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10, nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga shtetasi O. P’. 

Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtoim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat