Nuk ka paqe në selinë blu, Himçi: Basha vijon të vendosë shkopinj nën rrota për të penguar ringritjen

Shqipëria

Nuk ka paqe në selinë blu, Himçi: Basha vijon të vendosë shkopinj nën rrota për të penguar ringritjen

Më: 16 prill 2022 Në ora: 21:15
Blendi Himçi

Partia Demokratike po zhvillon zgjedhjet për kryetarët e rinj të degëve në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ditën e sotme u mbajtën zgjedhjet në 8 degë të PD, përfshirë Elbasanin. Blendi Himçi, Anëtar i komisionit të Rithemelimit, njëherësh garues në zgjedhjet për kryetarin e ri të degës dha një intervistë në Ora News për gazetarin Everest Dedaj menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit.

Himçi u shpreh se procesi i votimit në Elbasan ishte parashikuar të zgjaste deri në 19:00 por u shty me një orë për shkak se kishte radhë për të votuar.

Himçi: Ka qenë një pjesëmarrje e kënaqshme, rreth 1200 votues morën pjesë në zgjedhje dhe njerëzit qëndronin në radhë.

Por duket se situata në PD vijon të jetë pa zgjidhje. Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që të ndalojnë zgjedhjet për kryetarët e degëve, ndërsa Komisioni i Rithemelimit ju përgjigj duke i thënë se zgjedhjet do të zhvillohen dhe nuk do të ndalen për asnjë arsye. Zoti Himçi u shpreh se dora e tyre ka qenë gjithmonë e shtrirë.

Himçi: Ka qenë një format klishe, të ardhura nga Tore Drini, nga deputeti Basha që vazhdon të vejë shkopinj nën rrota procesit për vazhdimësinë dhe ringritjen e strukturave të PD. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe ish-kryetari i degës së Elbasanit, por njëkohësisht edhe kryetari i degës Librazhd, Belsh dhe Peqin. I gjithë ky proces është thjesht transparent, gjithëpërfshirës. Është një pakicë shumë e vogël e këtyre njerëzve që kërkojnë të bëjnë pis procesin për këta persona mbetet dora e shtrirë për të qenë pjesë e këtij procesi.

Zoti Himçi shtoi se PD ka nevojë për gjithkënd, ashtu sikurse ka nevojë të hapet edhe për të tjerë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat