Demokratët sot votojnë në Berat, Librazhd, Prrenajs dhe në 3 degë të Tiranës për kryetarin e ri

Shqipëria

Demokratët sot votojnë në Berat, Librazhd, Prrenajs dhe në 3 degë të Tiranës për kryetarin e ri

Më: 18 prill 2022 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës 5 të PD në Tiranë.

Për këtë degë, në garë janë 5 kandidatë: Alfred Tusha, Andon Frrokaj, Dritan Koçiaj, Enkeleda Mushi dhe Fatmir Myrta.

Votimi pritet të mbyllet sot pasdite në orën 18.00, në zyrën e Degës 5 të PD.

Organizatorët njoftojnë se në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orarit të përcaktuar.

Ndërkaq, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se gjithashtu sot do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 6 degë të PD, ku: Degën e PD-së Berat kandidojnë: Shyqyri Duro, Ermal Dollani, Oltion Merdari dhe Afrim Merko.

Në  Degën PD Librazhd kandidojnë: Ilirjan Alliu, Ndriçim Lila dhe Shefki Çota.

Në Degën e PD Prrenjas garojnë Arjan Karriqi dhe Ardian Leka.

Në Degën nr 1 në Tiranë gara zhvillohet mes Alban Petkut dhe Fetah Hasanajt.

Në Degën nr 8 në Tiranë kandidojnë Gazmend Sallaku

dhe Ylli Subashi.

Ndërkaq edhe gjatë së dielës u zgjodhën 18 kryetarë të rinj të degëve të PD-së në rrethe.

Zgjedhjet e brendshme do t'i hapin rrugën Kuvendit të Partisë Demokratike thirrur nga Komisioni i Rithemelimit për në datën 30 prill.

Mbështetësit e Sali Berishës bënë të qartë se procesii rithemelimit vijon dhe nuk ka vend për kontestime.

Bashkimi është çështja e madhe në PD, por dy kampet brenda kësaj partie nuk po e gjejnë dot rrugën për ta arritur këtë qëllim, pasi për anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, Platforma "Alibeaj" është përçarëse. Por ndërsa drejtuesit e PD në qendër përplasen për rrugën e ringritjes, anëtarët janë optimistë dhe kërkojnë riorganizim për të rrëzuar atë që e konsiderojnë diktaturën e Edi Ramës.

1. Dega PD Berat

1. Shyqyri Hajrulla Duro

2. Ermal Luan Dollani

3. Oltion Ali Merdari

4. Afrim Njazi Merko

2. Dega PD Librazhd

1. Ilirjan Alliu

2.Ndricim Lila

3.Shefki Cota

3. Dega PD Prrenjas

1. Arjan Karriqi

2. Ardian Leka

4. PD dega 1 Tiranë

1. Alban Fehmi Petku

2. Fetah Xhemal Hasanaj

5. PD Dega 5 Tiranë

1. Alfred Tusha

2. Andon Frrokaj

3. Dritan Kociaj

4. Enkeleda Mushi

5. Fatmir Myrta

6. PD dega 8 Tiranë

1. Gazmend Ahmet Sallaku

2. Ylli Fadil Subashi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat