Balla: Nuk e njohim Komisionin e Rithemelimit

Shqipëria

Balla: Nuk e njohim Komisionin e Rithemelimit

Më: 18 prill 2022 Në ora: 17:33
Foto nga takimi

Tiranë- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar ditën e sotme një komunikim me gazetarët në lidhje me procesin për zgjedhjen e presidentit të ri të republikës.

I pyetur nga gazetarët se përse në negociata nuk është ftuar dhe Komisioni i Rithemelimit i drejtuar nga Sali Berisha, Balla deklaroi se PS nuk e njeh këtë grupim, duke qensh se nuk ka grup parlamentar në Kuvend. Sipas tij, Kushtetuta e cilëson që negociatat për presidentin kryen brenda Kuvendit.

“Historikisht në Kuvend njoh të gjitha proceset që kanë ndodhur nga 2002, konsultimet janë zhvilluar brenda Kuvendit, Kushtetua parasheh konsultime brenda Kuvendit.

Nuk di që në Kuvend të ketë një grup parlamentar me emrin Komisioni i Rithemelimit, nuk ka grup parlamentar me këtë emër, nëse do kishte do ishte grupi i pestë në Kuvend. Nuk ka kështu që s’e njoh.”- tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat