Tabaku: Ngritja e Bordit të Transparencës tregon dështimin e qeverisë me karburantet

Shqipëria

Tabaku: Ngritja e Bordit të Transparencës tregon dështimin e qeverisë me karburantet

Më: 19 prill 2022 Në ora: 14:17
Jorida Tabaku

Në mbledhjen e radhës të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ku po diksutohen dy aktet normative për krijimin e bordit të transparencës, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh e shqetësuar në lidhje me sjelljen e qeverisë ndaj situatës në treg të monopoleve të hidrokarbureve.

Tabaku u shpreh ne fjalen e saj se krijimi i Bordeve të Transparencës “është një sajesë komuniste që në fakt e prish akoma më keq tregun e hidrokarbureve”.

Ky treg sipas Tabakut është jo konkurues.

Gjatë seancës së përgjigjeve, zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Ilir Bejtja u shpreh se nuk ka asnjë informacion në lidhje me prodhimin vendas të naftës.

“Më duket e paparanueshme, që pas 9 vitesh të thuhet për prodhimin vendas “Nuk dimë gjë dhe pyesim qeverinë paraaardhëse”. Kjo është jo normale”, theksoi Tabaku.

“Gjykoj, që Bordi Tranapsarencës cënon lirinë e tregut dhe kjo tregon që qeveria ka dështuar për të monitoruar këtë treg dhe monopoleve i ka dhënë dhe favore të tjera.
Këto kompani janë jashtë kontrollit dhe kanë operuar jashtë kontrollit dhe ministria e zotit Bejtja dhe ministra e drejtuar nga zonja Ibrahimaj kanë dështuar si në rastin e fiskalizimit dhe në rastin e monitorimit.

Bordi i transparencës duhet të informonte masat për kompanitë që rritën çmimet brenda një jave. Ne nuk kuptuam asgjë përse çmimet u rritën menjëherë dhe nuk kuptova as për të dhënat e grosistëve madje as për çmimet e vendeve fqinje. Ka nevojë që të ketë një transparencë për vendimin që është marrë. Por në gjykimin tim të gjithë këto veprime lënë hapësirë për interpretim. Qëllimi im kryesor sa herë kam diskutuar për çmimin e karburantit që sot është shumë herë më i lartë se sa vendet në rajon”, theksoi Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat