Deputeti vlonjat i PS, debat me Dumën: Mos na u përkëdhel këtu, por te Rithemelimi

Shqipëria

Deputeti vlonjat i PS, debat me Dumën: Mos na u përkëdhel këtu, por te Rithemelimi

Më: 19 prill 2022 Në ora: 17:54
Grida Duma

Në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, u shkëmbyen disa replika midis kryetares së Komisionit Grida Duma dhe deputetit socialist Ilir Metaj.

Ndërsa po shqyrtohej akti normativ për “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, anëtarëte opozitës në komision po shprehnin rezervat e tyre në lidhje me menaxhimin e deritanishëm të procesit të vaksinimit dhe dyshimit se a do arrihej të realizohej ky proces për sasinë e re që është vendosur të blihet nga Pfizer.

Pas ndërhyrjes së Ilir Metaj, pati replika mes tij dhe Grida Dumës.

I.Metaj: Më vjen mirë kur vë re se ndjeshmëria dhe pritshmëria e kolegëve opozitarë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, ka kaluar nga ajo ndaj patjes së Nard Ndokës- vizionar drejtues të shëndetësisë, tek “ a do arrijë Ministria të bëjë efektive gjithë sasinë e vaksinave që qeveria ka rritur të sigurojë?”. Kjo tregon standardet dhe nivelin e arritur nga kjo qeveri, që ka bërë që edhe opozita të ndryshojë pritshmëritë e ti kalojë në tjetër nivel…

G.Duma: Mos përmend drejtuesit e Shëndetësisë, sepse i fundit kur ne kemi patur pushtetin ka qenë një profesor i nderuar. Menaxhimi juaj i pandemisë ka qenë aspak rezultativ, dhe mos fol herë tjetër në këtë formë se nuk ta lejoj…

I.Metaj: Kryetare, jeni aty në rolin e spikeres, pra vendosni radhën e atyre që duan të flasin. Nuk jeni aty për të rregulluar jetën e opinionit tim. Unë them atë që mendoj, ashtu si e mendoj. Dhe mos tento më të më ndërpresësh fjalën.

G.Duma: Ta ndërpres sa herë të mos respektosh etikën…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat