Kandidat i Ramës nëse Basha hedh kandidaturën për President? Ja si përgjigjet Gent Strazimiri

Shqipëria

Kandidat i Ramës nëse Basha hedh kandidaturën për President? Ja si përgjigjet Gent Strazimiri

Më: 19 prill 2022 Në ora: 20:53
Gent Strazimiri

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri, është shprehur se presidenti i ri që do të zgjidhet do të kontrollohet nga Edi Rama, ashtu siç kontrollohen dhe institucione të tjera nga ky i fundit.

Në një intervistë për Ora News, Strazimiri tha se Edi Rama i ka votat për zgjedhjen e presidentit dhe nuk ka nevojë për marrëveshje me opozitën.

Gent Strazimiri: Se kush e përfaqëson PD nuk e përcakton Taulant Balla, por forumet e PD më të larta politike. Presidenti nuk do të kontrollohet  nga mazhoranca apo qeveria, por do të kontrollohet personalisht nga një in divid që quhet Edi Rama. Ashtu siç  kontrollohet drejtësia, apo një pjesë e mediave. Rama votat i ka,  nevojë për marrëveshje nuk ka. 

I pyetur se nëse Lulzim Basha do të kandidojë për president do të quhet kandidat i Ramës apo kandidat konsensual, Strazimiri tha: Do të quhet kandidat konsensual nëse merr konsensus të PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat