I dehur në timon aksidenton këmbësorin dhe më pas përplas taksinë gjatë arratisjes nga policia

Shqipëria

I dehur në timon aksidenton këmbësorin dhe më pas përplas taksinë gjatë arratisjes nga policia

Më: 21 prill 2022 Në ora: 16:25
Aksident

Një i ri ra në prangat e policisë rrugore pasi drejtonte mjetin në mënyrë të rrezikshme.

Ndërsa lëvizte në bulevardin "Gjergj Fishta" policia konstatoi se drejtuesi nuk rregullonte shpejtësinë në zonat e banuara dhe përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.  

Duke vlerësuar riskun që ky shtetas paraqiste duke drejtuar mjetin në mënyrë jo të rregullt, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur dhe ka vazhduar lëvizjen.  

Menjëherë, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit, drejtuesi i të cilit, gjatë tentativës për t’u larguar, ka aksidentuar shtetasin D. B., 61 vjeç, në afërsi të shkollës "Vasil Shanto", dhe më pas, në rrugën "Sulejman Delvina", ka përplasur një mjet tip taksi dhe është larguar.    

Në afërsi të ish-sheshit "Shqiponja", shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit, drejtuesi i të cilit, pas testit të alkoolit, ka rezultuar në gjendje të dehur.   

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi D. Sh., 30 vjeç, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", "Largimi nga vendi i aksidentit", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Kundështimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat