Grabitje e drejtim mjeti në gjendje të dehur! Arrestohet 56 vjeçari në Vlorë, një tjetër shpallet në kërkim

Shqipëria

Grabitje e drejtim mjeti në gjendje të dehur! Arrestohet 56 vjeçari në Vlorë, një tjetër shpallet në kërkim

Më: 23 prill 2022 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar një 56 vjeçar, i cili është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Sipas bluve, shtetasi me iniciale B. Xh., banues në lagjen “24 Maji”, u akuzua për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ndërsa një 43-vjeçar është shpallur në kërkim. Shtetasi me iniciale O. R., 43 vjeç dyshohet se ka grabitur një shumë parash dhe disa produkte në një market në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin B. Xh., 56 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin,  në gjendje të dehur.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë shpalljen në kërkim të shtetasit O. R., 43 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe  disa produkte, në një bigmarket me menaxher shtetasin A. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat