Sula: Pandemia e ka lënë me pasoja të rënda PD-në

Shqipëria

Sula: Pandemia e ka lënë me pasoja të rënda PD-në

Më: 23 prill 2022 Në ora: 14:04
Dashnor Sula

Deputeti demokrat, Dashnor Sula është shprehur i keqardhur për situatën ku ndodhet sot PD, totalisht e përçarë.

Ai tha se partinë e ka lënë me pasoja të rënda pandemia, teksa thekson se është Sali Berisha ai që duhet të bëjë sakrifica, qoftë edhe me pasoja personale.

“Unë shpreh keqardhjen për situatën ku ndodhet PD. Duhet të jetë Berisha i pari që të bëjë sakrifica, qoftë edhe me pasoja personale. Ka ardhur një moment që mirë që janë çmend, por janë çmendur të gjithë në të njëjtën kohë.

Pandemia e ka lënë me pasoja të rënda PD. Pse duhej të vijonte kjo çështje me gjykata? Foltorja e quan veten në revansh. Arroganca nuk funksionon”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat