Detaje nga shpërthimi me tritol në Sarandë, kush është pronari i hotelit i ekzekutuar me prerje koke në Spanjë

Shqipëria

Detaje nga shpërthimi me tritol në Sarandë, kush është pronari i hotelit i ekzekutuar me prerje koke në Spanjë

Më: 24 prill 2022 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Burime për Panorama.al bëjnë me dije se hoteli është në pronësi të familjes së Pajtim Yzeirit, i vrarë disa vite më parë në Spanjë, ku iu pre dhe koka.

Si pasojë e shpërthimit të sotëm nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Sarandë/Informacion paraprak.

Më datë 24.04.2022, rreth orës 21:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në katin e parë të një hotelit, në pronësi të shtetasit N. Y., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat