Zgjedhjet e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit, shpallen fituesit e degës së Mirditës dhe Peqinit (Emrat)

Shqipëria

Zgjedhjet e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit, shpallen fituesit e degës së Mirditës dhe Peqinit (Emrat)

Më: 25 prill 2022 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Ka përfunduar procesi zgjedhor i mbajtur nga Komisioni i Rithemelimit në degën e Mirditës.

Pas numërimit të fletëvotimeve fitues i garës rezulton Albert Melysh.

Procesi zgjedhur është mbyllur gjithashtu dhe në degën e Peqinit, ku Komisioni i Rithemelimit njofton se fitues është Mustafa Pashja me 50.6  % të votave

Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Peqin.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Peqin shpallet z. Mustafa Pashja me 50.6  % të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat