Vëllai i madh do ngrihej për syfyr, i vogli nervozohet nga alarmi – kap thikën dhe e qëllon

Shqipëria

Vëllai i madh do ngrihej për syfyr, i vogli nervozohet nga alarmi – kap thikën dhe e qëllon

Më: 28 prill 2022 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me përleshjen e dy vëllezërve në Durrës ditën e djeshme.

Mësohet se 2 vëllezërit janë përplasur për shkak se njëri prej tyre kishte vënë alarmin e telefonit për tu zgjuar nga gjumi që të hante syfyrin.

Zhurma ka shqetësuar 20 vjeçarin i cili e ka qëlluar të vëllanë me thikë duke e lënë të plagosur rëndë.

Vëllezërit jetonin bashkë në një shtëpi me qira në zonën e plazhit në lagjen 13 te qytetit të Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat