Po lëvizte me shpejtësi, shoferi në Fier humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal

Shqipëria

Po lëvizte me shpejtësi, shoferi në Fier humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal

Më: 29 prill 2022 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Një makinë ka dalë nga rruga në Fier, e për pasojë ka përfunduar në një kanal anës rrugës.

Në aksident është përfshirë makina tip “Peugeot”, ndërsa shkak dyshohet se u bë shpejtësia e lartë më të cilën drejtuesi po lëvizte.

35-vjeçari nuk ka mundur të frenojë, duke përfunduar në kanal.

Mësohet se shoferi është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat