Kandidat për Këshillin Kombëtar/ Bujar Kapexhiu flet për herë të parë: PD do e kalojë këtë situatë të vështirë

Shqipëria

Kandidat për Këshillin Kombëtar/ Bujar Kapexhiu flet për herë të parë: PD do e kalojë këtë situatë të vështirë

Më: 30 prill 2022 Në ora: 10:10
Bujar Kapexhiu

Bujar Kapexhiu, i cili është një nga kandidatët në listë për Këshillin Kombëtar të PD, ka folur për gazetarin e Panorama pak para nisjes së kuvendit kombëtar të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.

Lidhur me situatën në PD, Kapexhiu tha se “jam optimist që do e kalojë padyshim këtë situatë të vështirë se është aset i politikës shqiptare, duhet të gjithë ne dhe ata që nuk janë me PD të lusin Zotin që të rregullohen gjërat në PD, të vijë një opozitë e vërtetë përballë këtij regjimi të mbrapshtë”.

Pyetje: Do ju shohim më shpesh në politikë tani?

Bujar Kapexhiu: Kënaqësi që organizatorët më ftojnë të jem në Këshillin Kombëtar. Me kënaqësi do jap kontributin tim. Hyrja që thoni ju në politikë ndoshta nuk është e tanishme se do të jem nëse do të jem anëtar i Këshillit Kombëtar, unë me politikën jam marrë gjithmonë me artin tim të karikaturës, kam ndjekur hap pas hapi politikanë të vecantë. Sidomos në gabimet e politikanëve kam bërë karikaturë duke i goditur pa i fyer por si qëndron e vërteta sipas mendimit tim. Nëse unë gjatë këtyre viteve kam dhënë një kontribut modest në linjën e politikës shqiptare atëherë do e quaja që me artin tim merrem cdo ditë me politikë.

Pyetje: Jeni kandidat për të qenë pjesë e strukturave kryesore, si e shihni momentin në të cilin vendosni të anëtarësoheni? PD është në një krizë!

Bujar Kapexhiu: Nuk është puna që unë po angazhohem. Kjo s’do të thotë që ai gardhi i PD mua do më izolojë. Unë do shoh problemet dhe brenda këtij oborri, me syrin kritik brenda direktivave të PD. Dhe unë kam menduar ndonjëherë më mirë më i saktë e i frytshëm kontributi im do jetë brenda apo jashtë? Deri tani kam qenë jashtë.

Brenda ndoshta do i njoh më mirë e të gjitha kritikat që do bëj do jenë më profesionale të sakta e kontributi im do jetë më i madh.

Pyetje: Nga një sy i jashtëm, si jeni tani mendoni që PD do e kalojë këtë krizë ku është futur?

Bujar Kapexhiu: Unë jam një optimist dhe me optimizmin tim dhe që edhe PD do e kalojë padyshim këtë situatë të vështirë se është aset i politikës shqiptare, duhet të gjithë ne dhe ata që nuk janë me PD të lusin Zotin që të rregullohen gjërat në PD, të vijë një opozitë e vërtetë përballë këtij regjimi të mbrapshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat