Kryeparlamentarja Nikolla uron punëtorët me rastin e 1 Majit: Sa më të denja të jenë kushtet e punës dhe pagat, aq më e fortë bëhet ekonomia

Shqipëria

Kryeparlamentarja Nikolla uron punëtorët me rastin e 1 Majit: Sa më të denja të jenë kushtet e punës dhe pagat, aq më e fortë bëhet ekonomia

Më: 1 maj 2022 Në ora: 10:39
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka uruar të gjithë punëtorët me rastin e 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës.

Me anë të një postimi në Facebook, Nikolla shkruan se historia e vërtetë e Shqipërisë është ajo e njerëzve të punës, që lodhen dhe kontribuojnë derisa dalin në pension.

Kryeparlamentarja shkruan se sa me të denja të jenë kushtet e punës dhe paga a punëtorëve, aq më e fortë bëhet ekonomia.

Postimi i Lindita Nikollës:

Sot është Dita Ndërkombëtare e Punës, dita e mirënjohjes ndaj punëtorëve. Atyre që ditë pas dite, në heshtje, me mundin, durimin dhe talentin e tyre, ndërtojnë jetën e familjeve dhe të ardhmen e fëmijëve.

Historia e vërtetë e Shqipërisë është historia e njerëzve të punës.  Që lodhen, kontribuojnë dhe dalin në pension, duke u trashëguar brezave shembullin e tyre. Që me modelin e tyre të të punuarit e të jetuarit me nder, i japin jetë Shqipërisë.

Prandaj, sa më të denja të jenë kushtet e punës dhe paga e punëtorëve, aq më e fortë  bëhet ekonomia.  Sa më i fortë të jetë dhe sa më shumë të dëgjohet zëri i tyre, aq më e drejtë bëhet shoqëria. Si legjislatore dhe Kryetare e Kuvendit, sot ndjehem më shumë e detyruar, për ligje më të mira për njerëzit, botën e punës dhe nevojat e familjeve punëtore.

Përballë njerëzve të punës, që krijojnë të mirat për familjet e tyre dhe për Shqipërinë, përgjegjësia jonë shumëfishohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat