“Rrëfimi i të penduarit të “Ndrangheta-s”/ Eksperti Karamuço: Nuk është ministri i parë i përfshirë, SPAK ka nisur lëvizjet!

Shqipëria

“Rrëfimi i të penduarit të “Ndrangheta-s”/ Eksperti Karamuço: Nuk është ministri i parë i përfshirë, SPAK ka nisur lëvizjet!

Më: 5 maj 2022 Në ora: 14:41
Ervin Karamuço

Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço në një intervistë të dhënë për AbcLive ka dhënë detaje në lidhje me lajmin e djeshëm të disa mediave italiane, të cilat publikuan një deklaratë të të penduarit të drejtësisë në lidhjet që ka mafia shqiptare me atë italiane, që tregojnë përfshirjen e një ish ministri të Brendshëm shqiptar në grupin e Ndranghetas.

Karamuço në fjalën e tij është shprehur se kjo është hera e dytë që emri i një ministri shqiptar del në këto dokumente si një i përfshirë në këtë rrjet trafikantësh.

“Sot është vënë në lëvizje SPAK për të komunikuar me autoritetet e mafias italiane për të parë periudhën që bëhet fjalë. Është hera e dytë që bëhet fjalë për një ministër, por në këtë rast kemi një të penduar. Kujtojmë se nga një dëshmi e të penduarit Tomas Roboshetës u arrestuan rreth 300 veta në Itali, mbase ky është një rast që ne duhet që të ndjekim shembullin e Italisë dhe pse jo të arrestojmë dhe ne nja 300 veta të përfshira në këto grupe. Ndrangheta ka një numër të madh të ardhurash shifra e të cilave shkon  deri në 44 miliardë të ardhura dhe e kanë të lehtë të blejnë këdo. Ne duhet që të ndjekim integritetin e këtyre personave sa mundësi kishte korruptimi i tyre. Edhe belgët që janë nivel i lartë integriteti. paguhen e korruptohen, ndaj çdo dy javë ndërrohen punëtorët e kontenierëve. Edhe në portet e Spanjës, Francës ka boll probleme dhe nuk ka vetëm në Shqipëri”, ka thënë ai.

Gjithashtu profesori ka folur dhe në lidhje me krimin e organizuar që shqiptarët ushtrojnë nga Dubai, ku thekson se ekstradimi i tyre ndodh vetëm në rast të përfshirjes së tyre në terrorizëm dhe jo në veprat e tjera penale.

“Para dy ditësh ka dalë një liste me 17 biznesmenë shqiptarë që kanë ndërtime dhe thuhet se janë dhe pjesë e disa bankave të nivelit të dytë pir vetëm në çështjen e terrorizmit mund të ndodhë ekstradimi dhe jo në rastet e tjera. Komunikimet janë nga të gjithë grupet dhe vijimi aktivitetit kriminal nuk ka të ndaluar, urdhrat dhe komunikimet vijojnë nga Dubai’, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat