“Sa hapi sytë kërkoi fëmijën e saj”/ Flasin familjarët e çiftit që u aksidentua një ditë më parë

Shqipëria

“Sa hapi sytë kërkoi fëmijën e saj”/ Flasin familjarët e çiftit që u aksidentua një ditë më parë

Më: 9 maj 2022 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Të afërmit e Arjan dhe Vilma Konomit, çiftit të aksidentuar ditën e djeshme në Tiranë, kanë dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Ata kanë thënë se Vilma u përmend mëngjesin e sotëm dhe sapo hapi sytë, kishte kërkuar vajzën e saj tre muajshe.  Sapo ka parë që fatmirësisht vajza e saj ishte shëndoshë e mirë, vetëm një gërvishtje në faqe, nëna është qetësuar.

“Stafi i spitalit është kujdesur shumë për ta dhe i vuri në një dhomë të dy bashkëshortët. Vilma u përmend sot në mëngjes sepse ka qenë e pa vetëdijshme. Sapo hapi sytë kërkoi vajzën. Kur pa se nga përplasja vajza 3 muajshe ka marrë vetëm një gërvishtje në faqe, u qetësua”, thanë prindërit për Tch.

Çifti dhe vajza e tyre u shtruan ditën e djeshme në Spitalin e Traumës, pas aksidentit të shkaktuar nga 39-vjeçari Ajas Sulejmeni, i cili u fut me semafor të kuq, duke i përplasur ata ne vijat e bardha.

Pas aksidentit, ai u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por u kap pak orë më vonë. Pas testit të kryer, ai rezultoi nën efektin e drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat