“Rritja e çmimeve, alarmante”- Berisha: Bordet si “shushunja”, qeveria i ka vendosur si mburojë të vetes dhe…

Shqipëria

“Rritja e çmimeve, alarmante”- Berisha: Bordet si “shushunja”, qeveria i ka vendosur si mburojë të vetes dhe…

Më: 10 maj 2022 Në ora: 14:55
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur shqetësimin e tij për rritjen në mënyrë alarmante të çmimeve të ushqimeve dhe transportit. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thekson se bordet e vendosura nga qeveria janë si mburoje te vetes dhe okigarkeve.

Ai thotë se më të ekspozuarit përballë rritjes së çmimeve janë shtresat e varfra të cilat shpenzojnë më shumë se 50% të buxhetit të tyre në këto produkte dhe shërbime.

Qeveria ne vend se indeksoje dhe kompensoje çdo qindarke per rritjen e çmimeve ka vendosur bordet, apo siç i quan ai “shushunja”.

“Rritje alarmante e çmimeve te ushqimeve dhe transportit. Ne prill çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve baze u rriten nga 10 -22 perqind ne Shqipëri!

Bordet apo shushunjet e qeverise kontribuojnë me veprimtarinë e tyre ne rritjen e çmimeve dhe perligjien e saj.

Më të ekspozuarit përballë rritjes së çmimeve janë shtresat e varfra të cilat shpenzojnë më shumë se 50% të buxhetit të tyre në këto produkte dhe sherbime.

Qeveria ne vend se indeksoje dhe kompensoje çdo qindarke per rritjen e çmimeve ka vendosur bordet si mburoje te vetes dhe okigarkeve, te cilat te blera nga oligarket vetem perligjin rritjen e papermbajtur te çmimeve”, shkruan Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat