Dy emërimet në SPAK/ Prokurorja e Tiranës kërkon shfuqizimin e vendimit të KLP: Janë dy magjistratë të paaftë

Shqipëria

Dy emërimet në SPAK/ Prokurorja e Tiranës kërkon shfuqizimin e vendimit të KLP: Janë dy magjistratë të paaftë

Më: 11 maj 2022 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Gjatë seancës që po mbahet në Tiranë dhe ku ngrihen pikëpyetje se si u kryen dy emërimet më të fundit në SPAK, prokurorja e kryeqytetit, Sonila Muhametaj kërkon para Gjykatës së Apelit Administrativ që të marrë dy dosjet e prokurorëve të emëruar në SPAK, Elvin Golkaj dhe Alfred Shehu.

“Mendoj dhe çmoj”, tha më tej prokurorja  e cila garoi për në SPAK, por nuk u rendit fituese “se dy anëtarët e KLP, Tartar Bazaj dhe Alfred Balla kanë qenë në konflikt interesi pasi kam pasur çështje hetimore në një rast ndaj Bazës dhe në tjetrin për të afërmin e Ballës. Ndaj kërkoj të administrohen të dhënat për ta që provojnë konfliktin dhe njëanshmërinë”, tha para gjykatës Muhametaj.

Gazetarja Anila Hoxha që po ndjek procesin në administrativ, raporton se prokurorja kërkon shfuqizimin e renditjes së dy prokurorëve të kualifikuar fitues dhe që aktualisht janë emëruar në SPAK.

“Kam hyrë dhe në të gjitha procedurat e këtyre emërimeve është bërë në shkelje të ligjit”,  tha prokurorja.

“Kërkoj shfuqizim të listës për ngritjen e dy prokurorëve në detyrë sepse nuk është respektuar ligji për SPAK,  pasi kandidatët duhet të plotësonin kushtet e aftësive profesionale. Nesër për kandidatin Elvin Gokaj do vlerësoheshin aftësitë, komisioni i KLP duhet të shfuqizohet emri i e tij për ngritje më karrierë. KPK në procesin e rivlerësimit të këtij subjekti e ka cilësuar gjatë Vettingut këtë magjistrat si të paaftë, duke i dhënë detyrimin që të ndiqte magjistraturën për një vit. Kandidati tjetër është Alfred Shehu, i cili ka probleme të certifikatës së DSIK.

Këto kritere duhet të mbaheshin parasysh kur KLP i ngriti në detyrë dhe KLP ishte e detyruar të merrte të dhëna. Për hetimin që prokurori kreu për një ngjarje në Elbasan. Duhet të kërkojë drejtësia se çfarë fshihet për këtë kandidat që shkoi në SPAK”, deklaroi prokurorja para gjykatës së Apelit Administrativ të Apelit Tiranë.

“Këta dy prokurorë nuk duhet të emëroheshin në SPAK ndaj kërkoj shfuqizimin e vendimit të KLP”, shtoi ajo.

Muhametaj: I kërkoj gjykatës të administrojë dosjen e secilit prej nesh që garuam për në SPAK dhe aty do kuptoni se përse kërkoj dhe këmbëngul shfuqizimin e vendimmarrjes për ngritjen në karrierë të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat